Kur është koha e duhur për të ndërruar routerin

Interneti po punon më ngadalë se zakonisht? Wirelessi nuk kap në të gjitha cepat e shtëpisë? Ju ndërpritet lidhja herë pas here?

Të gjitha këto probleme mund të jenë treguesit që ka ardhur koha për një router të ri(një pajisje që dërgon të dhëna mes rrjeteve kompjuterike). Megjithatë, ka edhe shumë arsye të tjera për problemet e mësipërme, që nuk vijnë domosdoshmërisht nga routeri.

Por, le të mbetemi tek ai. Kujtohuni pak, sa kohë keni që e përdorni? Nëse e keni përdorur për 4 – 5 vjet, atëherë duhet ta ndërroni patjetër, për tre arsye:

1. Nxehtësia mund të dëmtojë pjesët e brendshme me kalimin e kohës, gjë që është shpjegues i përformancës së dobët e të ngadaltë. Fillimisht mund të provoni të vendosni një ventilator të vogël pranë tij ose ta lëvizni në një vend ku ka qarkullim të mirë ajri. Më pas shihni nëse këto veprime bëjnë ndonjë ndryshim.

2. Routerat e vjetër mund të mos suportojnë 802.11n, teknologjia më e përhapur Wi-Fi. Nëse maksimumi i routerit tuaj është 802.11g, atëhere nuk po merrni maksimumin e shpejtësisë. Modelet para 2009-s janë zakonisht të vjetra në këtë aspekt.

3. Ndoshta routeri juaj nuk ofron wireless dual-band. Ka mundësi që disa nga produktet tuaja shtëpiake, si telefonat pa kabëll, madje edhe hapësi i derës së garazhdit, operojnë me të njëjtën bandë (2.4GHz) si routeri juaj. Interferenca me to mund të cënojë lidhjen.

Të gjitha arsyet që përmendëm më sipër nuk do të thonë se duhet të blini patjetër një router të ri, por nëse keni probleme me internetin tuaj, atëhere merrni në konsideroni këshillat e mësipërme.kohaislame

Artikulli paraprakSmartype do të lehtësojë të shkruarit në tastierë
Artikulli vijuesFilloristët detyrohen të blejnë libra