Google arrin marrëveshjen për skanimin e librave

0
211

Shoqata e Publikuesve Amerikanë (The Association of American Publishers -AAP) dhe Google kanë arritur më në fund në një marrëveshje pas 7 vjet betejash ligjore për projektin e skanimit të librave nga kjo e fundit.

Kjo marrëveshje zgjidh problemin e të drejtës së autorit që lindi për shkak të “Google Books Library Project”. Të dy institucionet deklaruan se arritja e marrëveshjes nuk kërkon ndërhyrjen apo aprovimin e gjykatës.

Sipas marrëveshjes, njihen të drejtat dhe interesat e mbajtësit të të drejtës së autorit dhe publikuesit amerikanë mund të zgjedhin të bëjnë të disponueshme materialet e tyre (libra, revista dhe gazeta) apo të kërkojnë heqjen e tyre nga projekti.

Nga ana tjetër, marrëveshja nuk prek çështjen gjyqësore mes Google dhe Authors Guild.

Ajo u jep mundësi publikuesve që vendosin të mos kërkojnë heqjen e materialeve të tyre nga baza e të dhënave, të kenë një kopje dixhitale për përdorim vetjak.

Përtej saj, publikuesit amerikanë mund të bien dakort me Google për materiale të tjera që janë skanuar.

Kushtet e detajuara të marrëveshjes mbeten konfidenciale.kohaislame