Apple zbulon probleme në baterinë e iPhone 5S

Apple ka konfirmuar për gazetën New York Times, se disa përdorues kanë probleme me baterinë e telefonave inteligjentë iPhone 5S. Ky problem redukton jetëgjatësisë ose zgjat kohën e karikimit të baterisë.

“Ne së fundi zbuluam një problem në prodhim që prekte një numër shumë të kufizuar të pajisjeve iPhone 5S, që mund të shkaktojë që bateria të kërkojë më tepër kohë për t’u mbushur ose të reduktojë jetëgjatësi e saj,” tha zëdhënësja e Apple, Teresa Brewer për New York Times në një deklaratë.
Apple nuk ka thënë se sa telefona ishin të prekur, e as të shpjegojë një mënyrë të saktë për të gjetur nëse telefoni juaj është në mesin e tyre./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakiPad Air është 80 për qind më i shpejtë se iPad 4
Artikulli vijuesVezë të mbushura