Arabi Saudite, shtohet numri i të prekurve me Koronavirus

Arabia Saudite ka konfirmuar katër raste të reja të virusit të ri vdekjeprurës të rrugëve të frymëmarrjes, i cili është i ngjashëm më SARS-in. Ky virus ka lënë rreth 18 të vdekur në Gadishullin Arabik, por gjithashtu është raportuar në Europë.

Një zyrtar i Saudi Press Agency tha të martën se një pacient është trajtuar më pas u lirua nga spitali, ndërsa tre të tjerët mbeten nën kujdesin mjekësor.
Autoritetet saudite kanë raportuar se rreth 30 raste të virusit u identifikuan vitin e kaluar. Raste të tjera janë shfaqur në Francë, Gjermani dhe Britani, por që janë të lidhura me udhëtimet në rajonin e Gjirit.
Virusi t quajtur Koronavirus ka vrarë të paktën 18 njerëz që nga shtatori 2012. Ai është I ngjashëm me SARS-in, i cili vrau rreth 800 njerëz në një epidemi globale në vitin 2003, dhe i takon një familje të viruseve shkaktohet nga një ftohje e thjeshtë.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakPrerja e thonjve pengon përhapjen e lisë
Artikulli vijuesFirefox 21 lançohet zyrtarisht nesër