OKB: Libisë t’i vihet embargo armësh

Kombet e Bashkuara thonë se kontrolli i armëve në Libi “nuk ekziston pothuajse fare”.
 
Raporti i një paneli të ekspertëve bën thirrje për forcimin e embargos së armëve, edhe pse Tripoli thotë se ajo duhet të hiqet.
Raporti po ashtu rekomandon krijimin e një force monitoruese që do të ndihmonte Qeverinë e Libisë të ndalojë rrjedhën e armnëve dhe eksportin ilegal të naftës.
 
Komuniteti ndërkombëtar është alarmuar nga shfaqja e fundit e militantëve të lidhur me Shtetin Islamik në Libi.
Artikulli paraprakMASHT-i fajësohet për librat me përmbajtje të papranueshme për nxënësit
Artikulli vijuesTVSH-ja nuk do të paguhet më në kufi dhe atë s’do ta mbledhë dogana