Firefox 21 lançohet zyrtarisht nesër

Firefox 21 është tani në dispozicion për shkarkim, një ditë përpara lançimit zyrtar, në versionet për Windows, Mac dhe Linux në serverin FTP të Mozilla.

Ndonëse Mozilla duhet të njoftojë ndryshimet e kryera në Firefox 21, TNW vëren se në informacionet e versionit beta tregohet se çfarë duhet të presim.
Për versionin desktop, Mozilla ka aplikuar “Mos Më Ndiq” (duke shtuar edhe një opsion të tretë “përdoruesi thotë më ndiq”, si dhe një sistem sugjerimi për përmirësimin e kohës së lançimit të aplikacioneve.
Nëse doni të shkarkoni versionin e fundit sa më shpejt, shkoni në faqen kryesore të Mozilla ku do të gjeni Firefox 21 për Windows, Mac dhe Linux. Nëse doni të prisni lançimin zyrtar, Firefox do të përditësohet automatikisht në versionin e ri./krokodili/kohaislame

Artikulli paraprakArabi Saudite, shtohet numri i të prekurve me Koronavirus
Artikulli vijuesSamsung me zbulime të reja