Zvicra përgatitet për trazira në Evropë

Përkundër faktit se Zvicra nuk është anëtare e BE-së, as e eurozonës, për shkak të krizës në eurozonë dhe demonstratave të shumta kundër masave të kursimit, ushtria e Zvicrës po përgatitet për trazira të mundshme.
Manovra ushtarake “Stabile Duo”, e cila u zhvillua muajin e kaluar dhe në të cilën morën pjesë 2 mijë ushtarë, kishte për qëllim të sigurojë që ushtria, në rast nevoje, të jetë në gjendje të reagojë me shpejtësi ndaj trazirave të brendshme apo valës potenciale të refugjatëve nga shtetet si Greqia, Spanja, Italia, Franca dhe Portugalia, shkuan gazeta e përditshme austriake “Der Standard”.

Në manovra morën pjesë këmbësoria, por edhe aviacioni ushtarak dhe njësitë speciale.

Ministria zvicerane e Mbrojtjes niset nga ajo se ushtria e saj do të jetë e nevojshme gjatë viteve në vijim, ngase siguria në shtetet të cilat aktualisht janë të detyruara të ndërmarrin masa të kursimit, do të bie dukshëm, pasi që nuk do të kenë para për të financuar ushtritë e tyre.

“Nëse këto shtete nuk do të jenë më në gjendje të mbrohen, situata do të ashpërsohet në tërë Evropën”, deklaroi ministri zviceran i mbrojtjes, Uli Marer. /

Artikulli paraprakOBSH: sistemi shëndetësor serb bën përparim
Artikulli vijuesKonkurrencë për naftën e Arktikut