Sot në Austri mbahen zgjedhjet presidenciale

Qytetarët me të drejtë vote në Austri, sot votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në orët e para të mëngjesit qytetarët kanë nisur të votojnë në qendrat e vendosura në rajonet zgjedhore.

Qytetarët me të drejtë vote në Austri, sot votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në orët e para të mëngjesit qytetarët kanë nisur të votojnë në qendrat e vendosura në rajonet zgjedhore, raporton Anadolu Agency (AA).

Kandidati Rudolf Hundstorfer nga Partia Social Demokrate (SPÖ) bashkë me bashkëshorten e tij ka votuar në Rajonin numër 6-të. Ai në një deklaratë për gazetarët duke vënë në dukje se çdo në votim ka rezultate surprizë, u shpreh se shpreson që të dalë një rezultat pozitiv në favor të tij.

Në vend ka 6 milionë e 384 mijë e 331 votues të regjistruar, ndërsa për postin e presidentit kandidojnë 6 kandidatë, të cilët bashkë me Hundstorfer janë Andreas Khol nga Partia Popullore e Austrisë (ÖVP), Norbert Hofer nga Partia Liberale e Austrisë (FPÖ) e opozitës së krahut të djathtë ekstrem dhe Alexander Van der Bellen nga Partia e Gjelbër. Ndërsa biznesmeni Richard Lugner me Irmgard Griss ish- Kryetarja e Gjytatës së Lartë kanë hyrë në garë si kandidatë të pavarur.

Artikulli paraprakVolkswagen: Skandali na kushtoi 16.2 miliardë euro
Artikulli vijuesAvokatët kanadezë kundër shitjes se makinave ushtarake Arabisë Saudite