Lëvizjes BESA – Tetovë: Të sanohen rrugët e Tetovës (FOTO)

0
204

Ndonëse kryetarja aktuale e Tetovës gjatë aktiviteteve elektorale promovonte rregullimin e infrastrukturës së qytetit dhe sanimin e rrugëve të dëmtuara, por sa më shumë që kalon koha, aq më shumë bindemi se këto ishin vetëm premtime boshe. Këtë më së miri sot e ilustron gjendja e rrugëve në lagjen “Dardania”.

Këshilli Vendor “Qendër” i Lëvizjes BESA – Tetovë ka vërejtur se kjo lagje është lënë vetëm në mëshirë të vetë banorëve të saj. Më e keqja e kësaj është se dëmtimet e rënda të rrugëve në këtë lagje janë shkaktuar nga ndërmarrja publike e ujësjellësit, e cila është në kompetenca të Komunës së Tetovës. Në të vërtetë pas shirave të rrëmbyeshëm doli në skenë ky mjerim, por edhe sot e kësaj dite rrugët mbeten të parregulluara. Madje edhe sanimet sipërfaqësore janë kryer nga vetë banorët e kësaj lagje, kjo pas shumë kërkesave që i kanë adresuar ata në Komunë, e të cilat kanë hasur në vesh të shurdhër. Këshilli Vendor “Qendër” i Lëvizjes BESA – Tetovë ka siguruar edhe kërkesën e banorëve të lagjes “Dardania” për sanimin e rrugëve të këtij vendbanimi.

Nisur nga kjo, ne reagojmë ndaj Komunës së Tetovës dhe kërkojmë që t’i marrë parasysh kërkesat e banorëve të lagjeve të Tetovës për ofrimin e shërbimeve publike, të cilat i ka për detyrim e për të cilët kryetarja kishte premtuar gojëplot dhe mos të bëhet vesh i shurdhër për qytetarët.

tet 1tet 2