Armenia i pezullon raportet me Hungarinë

Armenia sot i ka pezulluar marrëdhëniet me Hungarinë, duke e kritikuar këtë shtet, që është anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Evropian, se e ka liruar efektivisht personin nga Azerbajxhani, që ishte dënuar në Budapest, për shkak të vrasjes së një oficeri nga Armenia.

Presidenti armen, Serzh Sarkasian, e shpalli këtë vendim në mbledhjen e ambasadorëve të jashtëm në kryeqytetin Erevan dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.
Ky vendim u bë pasi në takimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Armenisë, u diskutua për implikimet e dërgimit të të dënuarit Ramil Safarov në Azerbajxhan dhe amnistia e menjëhershme e presidentit Ilham Alijev.kohaislame

Artikulli paraprakNë Brazil është legalizuar martesa e një burri me dy gra
Artikulli vijuesAutoritetet serbe anulojnë vulat kosovare