Arrestimi i 48 studentëve në Bangkok shqetëson muslimanët në Tajlandë

Organizatat që përfaqësojnë muslimanët e Tajlandës kanë denoncuar serinë e fundit të arrestimeve arbitrare të të rinjve nga jugu i trazuar i vendit, si rrjedhojë e informacionit për një sulm të mundshëm me bombë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i federatës Patani, që përfaqëson studentët muslimanë të Tajlandës me origjinë etnike Malay ka shprehur shqetësimin për kohën dhe pretekstin për bastisjet dhe arrestimet të cilat sipas tij mund të jenë lëndë e shkeljes së të drejtave themelore të njeriut.

“Në këtë situatë të brishtë politike, kemi frikë se Bangkoku zyrtar dëshiron të na shfrytëzojë ne, popullin e Pattanit [provincë], si dash i kurbanit për lojërat e veta politike. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti kushtoj vëmendje kësaj çështjeje”, tha Arfin Soh për Bangkok Post.

Artikulli paraprakSHBA, prezantohet kungulli me peshë 866 kilogramë
Artikulli vijuesPër 9 muaj, 28 raste të krimeve kibernetike në Kosovë