Arrestimi i Abdeslam-it, një goditje e fortë mbi DAESH-in

Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuvetha, u shpreh se Abdeslam së shpejti do ti ekstradohet Francës ku do të gjykohet për veprat për të cilat dyshohet

 

PARIS (AA) – Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Bernard Cazeneuve, deklaroi të shtunën në Paris se operacioni për arrestimin e terroristit Salah Abdeslam paraqet një goditje të fortë mbi organizatën terroriste DAESH në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdeslam, i cili dyshohet për lidhje me sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor, u plagos dje gjatë arrestimit të tij.

“Po fitojmë luftën kundër terrorizmit. Salah Abdeslam para gjyqësorit francez do të përgjigjet për veprat e kryera. Aksioni paraqet një goditje të fortë për organizatën terroriste DAESH në Evropë” tha Cazeneuve pas takimit të Këshillit të Mbrojtjes të mbajtur në Paris.

Cazeneuve shtoi më tej se Abdeslam së shpejti do ti ekstradohet Francës ku do të gjykohet për veprat për të cilat dyshohet.

Artikulli paraprakSalah Abdeslam do të luftojë kundër ekstradimit në Francë
Artikulli vijuesVIDEO – Këshillë nxënësve që kan probleme me fukarallikun