Arrestohen dy të mitur për zjarrvënie të qellimshme në xhaminë e Londrës

Pjestarët e forcave të sigurisë në Britaninë e Madhe arrestuan dy të mitur për të cilën dyshohet se kanë vënë qellimisht zjarrin xhaminë Bajtul Futuh në Londër.

Të miturit e moshës 14 dhe 16 vjeç, janë marrë në pyetje në stacionin policorë në jug të Londrës.

Në fikjen e djeshme të zjarrit morën pjesë 70 zjarrfikës me mbështetje të disa automjeteve zjarrfikëse, ndërsa aksioni për fikjen e zjarrit zgjati rreth gjashtë orë ku zjarri është vënë nën kontroll. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit në xhaminë më të madhe në Evropën Perëndimore.

Gjatë zjarrit janë dëmtuar hapësirat e administratës dhe mbledhjeve, por nuk është dëmtuar pjesa e objektit në të cilën gjendet hapësira për lutje.

Nga ndihma e shpejtë bëjnë të ditur se është një person i asfiksuar që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Xhamia Bajtul Futuh është ndërtuar në vitin 2003, ndërsa ka kushtuar rreth 5,5 milionë paund. Shumë njerëz e konsiderojnë si njëra nga xhamitë më të mëdha në Evropën Perëndimore, ndërkohë ajo ka një kapacitet prej rreth 10.000 personash.

Artikulli paraprakSuedezët u thonë PO refugjatëve
Artikulli vijuesDavutoglu mbështet anëtarësimin e Kosovës në UNESCO