Arrestohen shqiptarët që prostituonin serbet

Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), njësia e Prishtinës, ka arrestuar sot 11 të dyshuar për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar.


Procedura hetimore për këtë rast kishte filluar rreth dy muaj më herët me dyshimin e bazuar se në një motel në Prishtinë zhvilloheshin aktivitete të kundërligjshme duke përfshirë edhe trafikimin me qenie njerëzore dhe krimin e organizuar.
Me urdhëresë të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, sot rreth orës 02:00 ka filluar procesi i kontrollit në këtë motel nga zyrtarët policorë të DHTQNJ-së i cili rezultoi me arrestimin e 11 të dyshuarve prej të cilëve 5 shtetas kosovar dhe 6 femra shtetase të Serbisë:
1 E. Kastrati 1959
2 F. Berisha 1988
3 A. Krasniqi 1987
4 B. Kastrati 1990
5 N. Bejiq 1976
6 A. Rihteroviq 1988
7 S. Ugraniq 1989
8 S. Petroviq 1985
9 K. Ver 1989
10 J. Diniq 1989
11 D. Veliqkoviq 1989
Gjatë procedurës hetimore dhe realizimit të planit policor të koduar “Jakova”, policia ka identifikuar edhe një viktimë potenciale të trafikimit me qenie njerëzore e cila është shtetase e Republikës së Shqipërisë, njofton Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun e Policisë së Kosovës.
Poashtu, gjatë realizimit të kontrollit në motelin ku zhvilloheshin aktivitetet e kundërligjshme policia ka gjetur dhe konfiskuar sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë kokainë dhe marihuanë si dhe një armë të ftohtë (Elektro-shok).
Personave të dyshuar të cilët janë arrestuar gjatë këtij operacioni u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore. /gazeta express/kohaislame

Artikulli paraprakPula në Sri Lanka polli zogun
Artikulli vijuesMeta: Kandidimi i Nanos, kontribut për integrimin