Pijnë alkool, dy fëmijë në gjendje kome në spital

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 12 vjeç janë shtruar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spitalin e Viterbo-s në Itali, ku edhe gjenden në koma, për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

Alarmi është dhënë gjatë orëve të pasdites, kur dy fëmijët janë gjetur në gjendje të pavetëdijshme në pyllin Ischia, në veri të provincës së Lacios. Një helikopter u dërgua për të marrë në mënyrë të menjëhershme fëmijët, por ai nuk mundi të ulej dhe të kërkonte, për shkak të erësisrës, kështu që fillimisht fëmijët u dërguan në spitalin Belcolle.
Sipas mendiave vendase, ka qenë një fëmijë i tretë, i cili i kishte shoqëruar në këtë aventurë, ai i cili ka dhënë alarmin për gjendjen e dy të tjerëve. Sipas fëmijëve, ka qenë një aventurë. “Thjesht donim të pinim që të mësoheshim dhe trupi të mos na reagonte keq”, është shprehur njëri prej tyre, pasi ka mundur të dalë nga gjendja e komës, falë trajtimit të duhur mjekësor./ilirida/kohaislame

Artikulli paraprakEzani e këmbanat s’bëjnë zhurmë si klubet e natës
Artikulli vijuesNamazlinjtë krenarë të Prishtinës