Llapjanëve u dëmtohen veturat, derisa falnin teravitë te Xhamia e Vjetër (Foto)

Katër vetura janë dëmtuar të shtunën mbrëma teksa pronarët e tyre kishin shkuar për t’i falur teravitë te Xhamia e Vjetër në Podujevë. Imami Imri Llugaliu ka thënë se po i presin hetimet e policisë për të zbuluar të vërtetën rreth kësaj ngjarje.

Kishin shkuar me vetura për të falur namazin e teravive, veprim ky që bëhet në kohë ramazani, por kur kanë dalë prej xhamisë i kanë parë se katër vetura ishin thyer nga persona të panjohur.

Kjo ngjarje ka ndodhur të shtunën mbrëma te Xhamia e Vjetër në Podujevë.

Imami Imri Llugaliu ka treguar se po i presin hetimet e policisë për të zbardhur këtë rast. Ka thënë se të parkuara kanë qenë 50 vetura derisa vetëm katër prej tyre janë dëmtuar kurse njërës vetëm ia kanë hapur dyert.

“Kështu që ne i presim qëndrimet e zyrtarëve të policisë të cilët ishin në vend të ngjarjes dhe njoftojmë publikun që mos të bien pre e dezinformatave të ndryshme që kanë filluar të përhapen në rrjetet sociale sepse rreth xhamisë kan qenë më shumë se 50 vetura ndërsa të dëmtuara nga ky akt qyqar janë gjetur vetëm 4 vetura me nga 1 dritare të thyer e jo të gjitha veturat siç ka shkruar infoslame me info jo islame”, ka shkruar ai.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës kishin shkaur rreth orës 23.15 te Xhamia e Vjetër në Podujevë pasi ishin njoftuar se katër vetura ishin dëmtuar nga persona të panjohur.

Komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë për Express, se rasti është konsideruar si vjedhje e rëndë derisa ende s’ka të dyshuar e arrestuar lidhur me rastin.

“Rasti është raportuar dhe stacioni është 23.15 te xhamia e vjetër janë të dëmtuara disa vetura. Është konstatuar se janë dëmtuar katër vetura. Janë intervistuar pronarët e veturave në stacion. Momentalisht, s’ka të dyshuar. Motivet janë të panjohura”, ka thënë Bislimi.

“Në konsultim me prokurorin rasti është cilësuar si vjedhje e rëndë’, ka treguar ai.

demolimi1 demolimi2 demolimi3

Artikulli paraprakUeb-faqja që u ndihmon burrave të gjejnë gruan e dytë
Artikulli vijuesArrestohet 51 vjeçari që abuzoi seksualisht me fëmijë, policia shpëtoi 12 vajza të mitura