Arrestohet në Kavajë 38 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “akte terroriste”

Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë është arrestuar sot në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajës.
 
Policia shqiptare ka arrestuar sot një 38 vjeçar shqiptar të akuzuar për akte terroriste dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).
 
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë të ditur se Alban Haki Elezi, 38 vjeç, lindur e banues në fshatin Rrakull, Kavajë është arrestuar sot në orët e para të mëngjezit , në Kavajë, nga strukturat Interpol Tirana në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajës.
 
“Arrestimi i tij u krye në zbatim të kërkesës së Interpol Roma për ekzekutimin e vendimit të arrestit lëshuar në datë 24.03.2015 nga Gjykata e Brescia në Itali në ngarkim të këtij shtetasi, i dyshuar si autor i veprave penale “akte terroriste”- thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit për këtë arrestim.
 
Ndërkohë bëhet e ditur se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprime të mëtejshme me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Artikulli paraprakI lënë hoxhallarët, ua msyjnë fajdexhinjëve!
Artikulli vijuesDetroit, gjenden dy fëmijë në frigorifer, arrestohet nëna