Policia amerikane ka arrestuar të dyshuarin e plagosjes së dy oficerëve policor të cilët u qëlluan të enjtën derisa e monitoronin një demonstratë të qetë përballë shtabit të policisë në Ferguson të SHBA-ve.
Policia amerikane ka njoftuar mbrëmë vonë që e ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka konfiskuar një armë zjarri në lidhje me këtë ngjarje.
I dyshuari është identifikuar si 20 vjecari afrikano amerikan, Jeffrey Williams.
Policia bën me dije se Williams ka marrë pjesë edhe në protesta të tjera./KlanKosova