Arsyet pse nuk mund ta braktisni Facebookun

Facebook është kthye në varësi për secilin nga ne dhe shpesh e kemi të pamundur të vendosim që ta mbyllim atë. Vitin e kaluar, përdoruesit e Facebookut u ftuan në një kampanjë për ta mbyllur llogarinë e tyre për 99 ditë dhe të kompletojnë një sondazh për gjendjen e tyre çdo 33 ditë.

Sipas studimeve të ndryshme janë zbuluar arsyet përse ne vazhdojmë të rikthehemi në Facebook, edhe pse e mbyllim atë. Universiteti i Cornellit ka analizuar më shumë se 5 mijë sondazhe për të kuptuar përse njerëzit janë të lidhur në këtë rrjet shoqëror.

Varësia

Ata të cilët e ndjejnë se Facebook krijon varësi ose është bërë përditshmëri e tyre, janë personat që rikthehen përsëri në rrjetin social.

Privatësia dhe vëzhgimi i të tjerëve

Arsyeja e dytë e rikthimit në Facebook është privatësia dhe vëzhgimi. Ata të cilët e përdorin Facebookun për të parë se si mendojnë dhe duken të tjerët, kanë gjasa të mëdha që ta hapin përsëri llogarinë e tyre, transmeton Koha.net.

Disponimi ditor

Disponimi ditor është arsyeja e tretë që përdoruesit nuk mund të largohen nga Facebooku. Përdoruesit kur janë në disponim të mirë kanë shumë gjasa që të hapin llogarinë e tyre në rrjetin social.

Rrjetet tjera sociale

Arsyeja e katërt është përdorimi i rrjeteve tjera sociale. Hulumtuesit kanë zbuluar se përdoruesit e Facebookut kanë shumë gjasa që të rikthehen nëse kanë llogari në rrjetet tjera shoqërore siç është Twitteri. /albeu.com/

Artikulli paraprakDeri në vitin 2035 robotët pritet të marrin gjysmën e punëve
Artikulli vijuesNorvegji – Shkrirja e akullnajave rrit ndjeshëm nivelin e detit