Viti 2016 shënon 17 vjet çlirim, 8 vjet shtet, shtet ku të gjithë janë dehur me helmin e të “mirave”, ku ndonjëri ka humbur rrugën, ku vetëvrasja e përditshme e të gjithëve quhet “jetë”.
Politikë artificiale në një shtet natyral, dhe krejt çka është natyrale zhvillohet artificialisht, ku spektri politik është i mveshur me petkun artificial, shtet me varfëri, mjerim, papunësi, korrupsion, nepotizëm, haraç, shëndetësi të dobët, qeveri me pa aftësi të shtrirjes së sovranitetit, dështime ndërkombëtare, mbi të gjitha një politikë të dobët mbi një shtet natyral.
Cirku nga udhëheqësia shtetërore do të dëmtojë rëndë Republikën e Kosovës, takimet në Bruksel nënkuptojnë se kjo udhëheqësi shkoi me duart në xhepa, ndaj palës tjetër, e cila ka një program të qartë kundrejt coptimit të shtetit tonë natyral me ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE, e cila de juro në këto takime copton Republikën dhe de fakto zbatimi i saj zabton Republikën.
Romakët e kanë sunduar popullin me Panem et circenses (bukë dhe cirk), cili është cirku që po luajnë e po serviret tek masa, respektivisht e varfër e pa punë, a do të merr fund ky diskurs mitik, a do të zhbëhet kjo harresë kolektive, këtë më saktësisht do ta tregoj koha
por ç’të bësh, për udhëheqës “marionetë” gjithëqka mund të jetë paradoksale.
Institucione e spektër politikë, qytetarët në këtë 8 vjetor të Republikës të Kosovës nuk kërkojnë nga ju të flijoheni për shoqërinë siç bëjnë milingonat në kolonitë e tyre, por punë për ta zhvilluar këtë vend për ta bërë vend të mundësive, për Kosovë të prosperuar, me rini të arsimuar, pa profiterë, me sundim të ligjit, barazi e mirëqenie sociale, dinjitet e liri, ngase ky vend i ka rrënjët e një shteti natyral, thelbi nuk është të ndiqet njëri apo tjetri por vlerat, në mënyr që brezat të shohin të ndritur të ardhmën dhe jo si kur errësira e ëndrrave donkishotiane.
Përhajr ky përvjetor i Republikës Kosovës!
Zekirja Shabani