Artileria e Policisë Speciale koncentrohet në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar përgatitjet për protestën e nesërme.

Autoblindat e stacionuara në Kampin Vrella, janë bërë gati për t’u nisur drejt Prishtinës.

Në Kampin Vrella, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ndodhet makineria e rëndë e Policisë së Kosovës.

Bashkë me autoblindat, në kryeqytet do të dërgohen edhe kamionët e ujit dhe mjetet e tjera të rënda.
Tribuna Channel nga burimet brenda Policisë ka mësuar se Njësia Speciale ka hartuar planin e saj të veprimit.

Opozita ka paralajmëruar se protesta nuk do të ndalet deri në “ç’kapjen e shtetit”, për sa kohë që diplomatët ndërkombëtar po bëjnë thirrje që protesta të mos jetë e dhunshme.G.T/kohaislame
Artikulli paraprakLimaj: Vendi do të shkojë shpejt në zgjedhje të parakohshme
Artikulli vijuesHeroi i ditëve tona, plaku nga Prishtina (e vërtetë prekëse)