Familja Jashari unike në botë

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seance solemne me rastin e 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës.

Rënia heroike e komandantit, Adem Jashtit dhe e familjarë të tij, u tha se ka qenë lëvizja për liri dhe pavarësinë e sotme të Kosovës.

Fillimisht, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se ky Kuvend dhe këta deputet e kanë për obligim që të përulet me respekt për Epopenë e Jasharajëve në Prekaz me 5, 6 dhe 7 mars.

Selimi ka kujtuar Shaban Jasharin, në Ditën e mësuesit, duke çmuar punën e tij.
Ai ka thënë se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit, pasi ata janë realizuesit e lirisë.

“Popujt dhe kombet kanë historitë e tyre, popujt dhe kombet luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë ende për liri. Në historitë e tyre, kombet kanë bërë sakrifica të mëdha për liri. Por nuk ka komb në botë ta ketë një Adem Jashar ashtu siç e ka kombi ynë.

Nuk ka komb në botë të ketë një Familje Jashari, siç e ka kombi ynë. Një diplomat, kur e pa Prekazin pat thënë: “po të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, ai do t’i takonte Adem Jasharit…” Ndoshta nuk ka çmim Nobel për luftën, por çmimin e lirisë, çmimin e luftës për liri Adem Jashari ia dhuroi kombit të vet”, tha Selimi
Selimi ka lexuar emrat e 56 të vrarëve të familjes Jashari në seancë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se rënia e Jasharajve hapi kapitullin më të madh të çlirimit të Kosovës.

“As makineria e rëndë serbe, as spastrimi etnik nuk e mposhtën qytetarin liridashës të Kosovës dhe çdo qytetarduhet të ndjehet mirë dhe krenar për kontributin e tij për liri. Kosova do t’a nderoj gjithmonë këtë sakrificë”, tha Thaçi.

Ai ka shtuar se UÇK-ja është vlerësuar në botë si guerilja më e suksesshme e shekullit të njëzet.
Sipas tij, Epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit bëri që UÇK-ja të masivizohej dhe përhapej kudo në Kosovë.

Thaçi tha se liria e Kosovës ka në themel rënien e ushtarit të përjetshëm, jetën e mijëra dhe mijëra dëshmorëve të rënë në beteja, përpjekje, në aksione, në ballë të njësiteve, të brigadave, dhe kudo tjetër, gjithandej Kosovës.

Ndërkohë, kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se legjenda dhe merita i përket vetëm ati qe e meriton atë “ Merita i takon Adem Jashrit, ai është edhe legjenda.

Po ku jemi e si jemi sot. E dimë që Kosova me 17 shkurt të vitit 2008 ka shpallur pavarësinë, e dimë gjendjen e familjarëve të të pagjeturve. Sot kur kujtojmë ngjarjet e para 15 viteve, më vjen të them lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirin e Kosovës”, tha Krasniqi.kohaislame

Artikulli paraprakTë drejtat e konsumatorit në Evropë
Artikulli vijuesProtestë në Deçan kundër dhënies së pronave Manastirit