ARVIZU: SHUMË GJËRA POZITIVE GJENDEN TE NANO

Në mbyllje të takimit me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano kandidat i vetëshpallur për President, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Alexander Arvizu u shpreh me ironi se ndoshta kur të takohet me Fatos Bejën gazetarët do e pyesin nëse ai është personi i duhur për President.

Ambasadori amerikan u shpreh i kënaqur nga takimi me Nanon, duke shtuar se janë takuar disa herë dhe se pret me kënaqësi takimet në të ardhmen.

“Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona”, u shpreh Arvizu, raporton noa.al.

Në vijim ai tha se pika e dytë është procesi përzgjedhës i Presidentit, duke shtuar se është një proces plotësisht dhe qartësisht shqiptar.

Në këtë linjë ai tha se nuk po flitet për emërimin e një ministri, por për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, kështu që kërkesat janë të qartësuara në Kushtetutë, duhet të jetë një proces kushtetues, por sërish bëhet fjalë për Presidentin dhe këtë Kryeministri dhe çdo shqiptar e kupton shumë mirë.

Arvizu e mbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një lidership pozitiv dhe theksoi se shumë nga këto gjëra pozitive janë të mbledhura te Fatos Nano./expres/kohaislame

Artikulli paraprakRritet numri i të arrestuarve që trafikojnë qenie njerëzore
Artikulli vijuesPërfundon koha e hetimeve ndaj Limajt