Kujdes: si shkatërrojnë jetën tuaj ‘viruset’ me emrin seriale!

Qytetarët e Maqedonisë 22% të kohës ditore, respektivisht 5h 17 min.e kalojnë në aktivitete të lira. Të shikuarit e filmave është një prej këtyre aktiviteteve. Filloristë, nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe qytetare të moshuara pranuan për Portalb se ndjekin seriale të ndryshme, për arsye të ndryshme. Pavarësisht dobisë që të anketuarit deklarojnë se kanë nga këto seriale, sociologu Ali Pajaziti sqaroi se disa seriale jo vetëm që bëjnë ‘legjitimimin’ e tradhtive, dashuriçkave por gjithashtu shkaktojnë falimentim zhvillimor tek fëmijët dhe ngathtësi inteletkuale tek të rriturit.

“Pasi i bëj të gjitha detyrat që i kam, e shikoj serialin ‘Fate të lidhura’ sepse atëherë jam e lirë. Kur kam kohë i shikoj edhe episodet e reja të serialit ‘O sa mirë’ dhe serialit ‘Çka ka shpija’. Ndonjëherë shoh edhe filma vizatimor.”-deklaroi një 10 vjeçare.

“Në përgjithësi filmat më pëlqejnë shumë dhe shikoj filma të të gjitha zhanreve. Lidhem shumë me to, saqë te secili e gjej veten tek ndonjë personazh. Filmat ndikojnë emocionalisht në gjendjen time, psh. sado që të jem  e mërzitur, mënjehërë më ndryshon disponimi.  Më ka ndodhur që paralelisht t’i ndjek 5 seriale gjatë javës. Derisa i shikoj në mendje bëj lidhje në mes tyre dhe librave që i kam lexuar më parë dhe anasjelltas. Ja psh. Mirën, si personazh në librin ‘Kalorësi i Skënderbeut’ e ngjasoja me Mirën e serialit ‘Medcezir’.”-tha një 14 vjeçare, “Mendoj se serialet nuk duhet të shikohen vetëm për ta humbur kohën, por nga secili të përfitojmë diçka. Personalisht jo vetëm që mësoj gjuhë, por më kanë ndihmuar të krijoj personalitetin tim.”

Nuk jam e sigur në numër, por mendoj që 40% e nxënësve po shikojnë seriale.-tha Lindita Xheladini, mësuese. Vetëm 20 % prej serialeve që transmetohen, sipas saj mund t’i shikojnë fëmijët, të tjerat kanë  ndikim negativ tek to.

Më herët kam shikuar më shumë, por edhe tani shikoj. Të them të drejtën anëtarët e shtëpisë shikojdhe në një farë mënyre detyrimisht e kam. I ndjek tre seriale: ’Paramparca’, ‘Gunesin kizlari’ dhe Kiralik ask’, këto dy të fundit transmetohen një herë nëjavë.”-tha E.A, nxënëse në shkollë të mesme, “Gjithsesi i ndjek për disa arsye: mësimi i gjuhës turke; zhvillimi i imagjinatës, sepse më pëlqen aktrimi; nxjerrja e mesazheve për jetë dhe poashtu sepse më pëlqen shumë kultura turke dhe Turqia.”

Seriale ndjeki shumë rrallë, ndonjë që ia vlen të ndiqet, si psh ai shqip humoristikÇka ka shpija’, thjeshtë që të disponohem, të qesh sa më shumë sepse problemet ditore janë ndonjëherë të tepruara.”-tha Baftjar Mustafi, nxënës në shkollë të mësme.

“Po, aktualisht jam duke i ndjekur dy serialet turke Kara sevda’ dhe ‘Parampaca’. Tek ‘Kara sevda’ pasqyrohen  emocionet e 1 çifti, ku e pamundura u kthye në të mundur; kurse tek i dyti përshkruhet 1 familje, që ka pengesa.”-tha Medina Arifi, studente e Pedagogjisë, E kam kohën e lirë, kur dua të pushoj të pakten prej angazhimeve të përditshme.”

“Po, serialet shqipe i shikoj dhe i pres me qejf. Ja psh. këto të fundit ‘O sa mirë’ dhe ‘Çka ka shpija’ janë shumë relaksuese, por që në mënyrë komike e tregojnë realitetin.”-tha Rexhep Salihu, absolvent i Gjeografisë.

“Vetëm Feriden dhe Gjylserenin i shikoj, tjerat filma jo. Janë të mira, i kam merak. Çfarë të bëj tërë ditën?! E kam para vetes televizorin, i shikoj që ta hjek mërzinë, se dhe mërzitem ndonjëherë.”-tha një 70 vjeçare.

“Po sikur motra edhe unë ato i shikoj, sepse janë më interesant.”-shtoi një 72 vjeçare për Portalb.

I pyetur se sa negativisht mund të ndikojnë serialet, temë e së cilave janë: bashkëjetesa jashtë-martesore, tradhëtia, shkurorëzimi; morali i ulët dhe karakteri i dobët i personazhëve, të cilët fitojnë simpatinë e shikuesve; mundësia e shfaqjes së skenave pornografike sociologu Ali Pajaziti sqaroi:

Këto seriale afirmojnë një mënyrë sekscentriste të jetesës, një botëkuptim të cekët, një shthurje morale që kap në grepin e vetë turma të mëdha njerëzish jo vetëm tek ne por edhe në shumë vende të botës. Marrëdhëniet që mbizotërojnë në këto seriale shkaktojnë ngjalljen e një imagjinate sifilmike që i shtyn njerëzit të konstruktojnë jetën e tyre si tek x apo y filmi, shkaktojnë ‘legjitimimin’ e tradhtive, dashuriçkave etj.

“ Tragjedia më e madhe qëndron aty se këto seriale i shikojnë të gjita grupet moshore, madje edhe fëmijët, të cilët si një qenie e dëlirë përfshihen në harkun e ndikimit të këtyre filmave degradues dhe deeticizues. Humbja e kohës duke ndjekur kreativitetin denigrues të regjisorëve ngatërrestarë fatesh shpie në falimentim zhvillimor fëminor dhe ngathtësi inteletkuale te më të rriturit.”-tha Pajaziti./Portalb.mk

Artikulli paraprakMashAllah – Djali i Mbreti të Arabisë Saudite dhe plani i tij pasi të hargjohet nafta
Artikulli vijuesLuftë e re? – Dhjetëra persona të vdekur nga përleshjet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë