Nisma për Kosovën nuk do ta votojë demarkacionin në versionin aktual, edhe nëse ai do të procedohet në Kuvend.
Kështu ka bërë të ditur shefi i GP-së së Nisëms, Bilall Sherifi, i cili tha se ky subjekt nuk ndërron qëndrim, ani pse tashmë ka ardhur në pushtet.
Ndërkohë, duke komentuar qëndrimin e PDK-së që ta votojë këtë marrëveshje, Sherifi tha se në koalicion kanë hyrë me dallime dhe ashtu do të vazhdojnë tutje.