Albulena Haxhiu:Vetëvendosje nuk do ta votojë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin

Albulena Haxhiu nga lëvizje Vetëvendosje the se me raportimin e djeshëm të Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit, është vërtetuar që Kosova humb territor.

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se pas zhvillimeve të fundit, si duket kryeministri ka ndryshuar qëndrim në lidhje me çështjen e demarkacionit.

Ajo tha se halli i PDK-së nuk është tek humbja e territorit, por te nënshkrimi i Thaçit në këtë marrëveshje.

Haxhiu tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk do ta votojë këtë marrëveshje, me të cilën Kosova humb territor.

Artikulli paraprakKosova humb territor, mbetet në dorën e deputetëve miratimi ose rrëzimi i Demarkacionit
Artikulli vijuesAs Nisma nuk do ta votojë Demarkacionin