Asad: Po luftohet kundër regjimit, Iranit dhe Hezbollahut

Mediat e kontrolluara nga shteti në Siri raportojnë se presidenti Bashar al-Asad, i ka thënë ministrit të jashtëm të Iranit, Ali Akbar Salehi, se lufta që e ka përfshirë Sirinë, është kërcënim jo vetëm për këtë vend, por edhe për Iranin dhe lëvizjen shiite në Liban Hezbollah.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, raportoi se Asadi i tha Salehit, i cili gjendet për vizitë në Siri, se në shënjestër të luftës janë “akset e rezistencës”, term ky që nga regjimi i Asadit, Irani dhe Hezbollahu, përdoret si referencë për kundërshtimin e përbashkët ndaj Izraelit.

Para takimeve në Damask, ministri iranian Salehi ka theksuar se konflikti 19 mujor në Siri mund të zgjidhet vetëm nga ana e sirianëve.

Salehi është takuar edhe me ministrin e jashtëm sirian, Valid al-Moallem.

Irani dhe lëvizja shiite Hezbollah në Liban janë aleatët kryesorë të regjimit të Bashar al-Asadit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakAnkesë kundër revistës që publikoi karikaturat e Muhamedit (alejhi selam)
Artikulli vijuesDënohen 22 agjentë të CIA-s nga Gjykata e Lartë e Italisë