Asad: Siria ka dalë fitimtare nga konflikti

Presidenti sirian, Beshar al-Esad u shpreh se Siria kishte dalë fitimtare nga beteja dhe se opozita po luante kartat e fundit ndaj regjimit të tij, sipas deklaratave të raportuara nga një gazetë libaneze.

“Komplotit po i vjen fundi”, deklaroi Asad sipas të përditshmes pro-iraniane “Al-Akhbar”, që citonte vizitorët arabë, të cilët kanë takuar kohët e fundit presidentin.

“Suksese të rëndësishme janë arritur dhe rëndësia e tyre strategjike është e qartë edhe për ata, të cilët bëjnë plane të parealizueshme kundër sigurisë në Siri”, theksoi presidenti sipas të përditshmes, që citonte vizitorët.

Sipas “Al Akhbar”, presidenti sirian tha se kontradiktat ekzistonin brenda opozitës në mërgim./trt/kohaislame

Artikulli paraprak"Ankohen" kundër lëvizjes Bashkohu
Artikulli vijuesVenezuelë – Vdekja e Chavezit rrit cmimin e naftës