Rebelët e fshehur në Aleppo mund të largohen me familjet e tyre, nëse ata dorëzojnë armët, ka thënë presidenti Bashar al-Assad, transmeton gazeta online Insajderi.
Këtë deklaratë e ka thënë të enjten, duke u betuar se nuk do t’i prekë rebelët nëse ata ikin.
Presidenti doli në një konferencë shtypi shtypni në qytetin më të madh të Sirisë, duke u zotuar se do të rimarrë kontrollin e plotë të vendit.
Oferta e amnistisë pason pas dy jave të bombardimeve më të rënda të luftës civile gati gjashtë vjeçare , e cila ka vrarë qindra njerëz të bllokuar brenda sektorit lindor të mbajtur nga rebelët në qytetin e Aleppos, raporton Reuters.
Megjithatë, rebelët thanë se nuk kanë plane për evakuim nga Aleppo dhe kanë denoncuar ofertën për amnisti si një mashtrim.