Ashton: Misioni i BE në Mali nuk do të luftojë, por do të ndihmojë luftën

Misioni evropian stërvitor për trupat ushtarake të Malit nuk do të shndërrohet në një mision luftarak në terren të hapur, bëri të ditur sot kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton.

”Misioni stërvitor i trupave të Bashkimit Evropian për ushtrinë e Malit nuk do të shndërrohet në një mision luftarak në terren”, u shpreh zëdhënësi i përfaqësueses së lartë Evropiane për Politkën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton, sipas së cilës ”përjashtohej kategorikisht një eventualitet i tillë”.

”Nuk duhet ngatërruar Bashkimi Evropian me institucione të tjera që kanë role të ndryshme, BE-ja ka një seri kompetencash të caktuara, ndër të cilat të garantojë asistencë humanitare dhe ndihmë në zhvillimin dhe stërvitjen ushtarake të trupave të një vendi të caktuar”, theksonte zëdhënësi, sipas fjalëve të Ashton.

Artikulli paraprakSiri: Vriten 45 persona, tetë prej tyre fëmijë
Artikulli vijuesLidhja Arabe mbajti një mbledhje urgjente në Kajro për palestinezët