Siri: Vriten 45 persona, tetë prej tyre fëmijë

Si pasojë e sulmeve të forcave qeveritare në periferi të Damaskut të paktën 45 persona kanë vdekur, në mesin e të cilëve tetë fëmijë.
Sulmi ishte pjesë e një ofensive të regjimit për të shpërngulur rebelët nga zonat strategjike përreth kryeqytetit, raporton AP.

Aktivistët për të drejtat e njeriut theksuan se bombardimet ishin më të rëndat prej ofensivës së nëntorit.

Ndryshe, të hënën, avionët luftarakë sirianë kanë kryer sulme ajrore në zonat strategjike të Daraya, prej nga luftëtarë e opozitës janë përpjekur të luftojnë ushtarët e presidentit Bashar al-Assad.

Artikulli paraprakGjendet i vdekur një polic serb në Graçanicë
Artikulli vijuesAshton: Misioni i BE në Mali nuk do të luftojë, por do të ndihmojë luftën