Asnjë i dënuar për vrasjen e Enver Zymberit pesë vjet më parë

Para pesë vjetësh Qeveria e Kosovës, pati marrë vendim që forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të njohur si “ROSU”, të ndërhyjnë në veri të Mitrovicës për t’i marrë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31, të cilat deri në atë kohë kontrolloheshin nga bandat kriminale serbe.

Gjatë këtij aksioni u vra Enver Zymberi, pjesëtar i njësisë “ROSU”. Pas këtij aksioni, policia e Kosovës nuk qëndrojë në ato pika as 24 orë, por u tërhoqën, transmeton lajmi.net.

Më vonë pasuan edhe demonstrimet e qytetarëve serbë që jetojnë në atë pjesë të vendit. Ende askush nuk është dënuar për vrasjen e Enver Zymberit, ndërsa gjashtë serbë akuzohen për vrasjen e tij.

Pas vrasjes, polici Zymberi është dekoruar nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Artikulli paraprakKryeministri Yıldırım: Do të riformatojmë forcat e armatosura
Artikulli vijuesNisin hetimet ndaj profesorëve që dyshohet se vodhën mbi 10 mijë euro