Audi A7 Sportback çan shkretëtirën

Audi ka publikuar një video të re ku ka treguar modelin A7 Sportback që “sulmon” shkretëtirën në Dubai.
 
Pavarësisht se është një veturë jo e lartë, makina duket se nuk e ka problem të “fluturojë” në rërë.
 
Performanca e suksesshme vjen pasi makina është e pajisur me sistemin që tërheqë me të gjitha rrotat.
 
Modeli i fundit i Audi A7 Sportback kishte debutuar në muajin maj të vitit të kaluar dhe doli në shitje gjatë verës.
 
Ai ka drita LED, motor V6 3.0 TDI me 272 ose 218 kuajfuqi. Modeli A7 kushton 51 mijë euro, ndërsa modeli S7 82 mijë euro.
Artikulli paraprakLand Rover Discovery Sport nga shtatori me motor të ri
Artikulli vijuesZbulohet Memoriali për të Pagjeturit