Audi A8 (D5) i ri për 2016/2017 [foto]

Audi A8 aktual do të dalë në pension në qershor të vitit 2016, ndërsa gjenerata e re e kësaj veture (me etiketën D5), sipas njoftimeve aktuale, duhet të jetë “sedani më i bukur luksoz” në dispozicion për konsumatorët.

Me dizajn tërheqës, për të cilin do të kujdeset dizajneri i njohur Marc Lichte, i cili thotë se modeli i ri do të jetë një kombinim i elegancës britanike, veturave italiane sportive dhe besueshmërinë e veturave gjermane, transmeton Koha.net. Kjo veturë do të ketë një enterier të rehatshëm dhe të gjerë, e cila sipas studios “Prologue”, do të ketë instrument-tabelën digjitale dhe multi funksionale, siguri më të madhe dhe shumë sisteme ndihmëse për shoferin.

Audi A8 i ri do të tërheqë vëmendjen edhe me gamë e motorëve. Para së gjithash, në ofertë do të ketë motorin 6.0-litër W12me kapacitet prej 585 kuaj fuqi, motorin 4.0-litër V8 i versionit S8 dhe me kapacitet prej 580 kuaj fuqi, motorin e ri dizel V6 me kapacitet prej 286 kuaj fuqi…

Në ofertë gjithashtu do të jetë edhe versioni Plug-in hibrid në kombinim me motorin benzinë V6dhe motorin elektrik.

Modeli i ri po ashtu do të posedojë amortizatorët me ajër të modifikuar, sistemin Audi Drive Select të modifikuar, sistemin për lëvizje Quattro me të gjitha rrotat, marshin automatik me 8 shpejtësi.

Gjithashtu në ofertë do të jetë edhe një version me boshtin e rrotave më të zgjeruar dhe me më shumë hapësirë për pasagjerët në pjesën e pasme./Koha

Artikulli paraprakKinë, në dy aksidente trafiku humbin jetën 33 persona
Artikulli vijuesBlerim Shala: Perandoria Osmane nuk e kishte penguar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë