Austria e suspendon marrëveshjen sociale me Kosovën

0
148

Austria ka suspenduar marrëveshjen sociale me Republikën e Kosovës, e cila ka ekzistuar qysh nga koha e ish Republikës Federale të Jugosllavisë.

Suspendimi i kësaj marrëveshje ishte proceduar në Parlamentin austriak me 29 mars të këtij viti, kurse dje ka marrë formën e prerë kur edhe është suspenduar me shumicë votash.
Kundër kanë qenë vetëm Paria e të Gjelbërve, e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi.
Në vendim mes tjerash thuhet: “Duke pasur parasysh faktin se në Kosova edhe më tej nuk ka sistem të konsoliduar të sigurimit shëndetësor, të aksidenteve, sistem të sigurimit të personave të papunë dhe sigurimit pensional, gjë që pa mundëson përmbajtjen e ndërsjellë të parimeve të marrëveshjes sociale mes dy vendeve, Austria suspendon në mënyrë të njëanshme këtë marrëveshje, kurse në anën tjetër njëkohësisht synon arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshje të re sociale me Republikën e Kosovës”.
Reagimi më i ashpër ndaj këtij vendimi të djeshëm të Parlamentit austriak ka qenë ai i euro-deputetes austriake, përfaqësues e të gjelbërve austriakë Ulrike Lunacek.
Ajo e ka vlerësuar këtë vendim si një absurd të politikës së jashtme austriake ndaj Ballkanit. “Fali zot se nuk dinë çka bëjnë” ka shkruar Lunaçek sot në reagimin e saj.
“Derisa Austria është nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse ministri i jashtëm Spindeleger ka mbështetur pa rezervë shtetin më të ri në Evropë, Parlamenti austriak bën të kundërtën – suspendoi Marrëveshjen sociale me Kosovën”, thotë Lunaçek.
Kërkesa e të gjelbërve, që kjo pikë e rendit të ditës të tejkalohej ose të shtyhej për diskutim në ndonjë seancë tjetër ishte refuzuar me mbivotim.
“Me këtë veprim Kosova damkoset si një shtet gjoja i dështuar gjë që nuk është e vërtetë” ka vlerësuar Lunaçek, e cila ka shtuar se “ky veprim vetëm sa mund të inkurajojë nacionalistët serbë dhe gjithë propagandën kundër Kosovës”.
“Veprimi i parlamenti austriak është një dëshmi e varfërisë që ekziston në politikën e jashtme austriake dhe një dështim që nuk do ti ndihmojë synimeve për stabilizim të Ballkanit Perëndimor por edhe të vet BE-së” vlerëson Ulrike Lunaçek./BS/kohaislame