Autoritet siriane demantojnë se Bashar al Asadi është i vdekur

Presidenti sirian Bashar al Asad është gjallë, ndërsa informacionet në media për vdekjen e tij janë marrëzi totale, deklaroi një bashkëpunëtor i afërt i tij.

“Presidenti i Sirisë është gjallë. Gjithë atë që e shkruajnë mediat perëndimore është marrëzi totale”, theksoi burimi.

Paraprakisht, ambasada siriane në Moskë, gjithashtu, hodhi poshtë pohime të mediave dhe informacione të rrjeteve sociale se Bashar al Asad ka vdekur.

“Informacioni nuk është i saktë”, siguroi burimi nga përfaqësia diplomatike.

Revista franceze “Poan” konfirmoi se disa përfaqësues të opozitës siriane, gjithashtu, e kanë demantuar informacionin për vdekjen e Asadit.

Megjithatë, nuk është përjashtuar mundësia që disa gazetarë ta kenë gabuar emrin e Bashar al Asadit, duke menduar në komandantin e Armatës së lirë siriane Riad al Asad, i cili u plagos rëndë gjatë një sulmi me bombë./almakos/kohaislame

Artikulli paraprak‘Monstra’, vazhdon procesi gjyqësorë
Artikulli vijuesArsyeja e vërtetë për luftën në Irak