Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e tregjeve të kafshëve në të gjitha Komunat e Kosovës dhe nga sot tregjet e kafshëve do të rihapen.
Sipas saj, sëmundja Gungore është parandaluar, shkruan Gazeta Express.
Tani pas vaksinimit masiv të gjitha kafshëve të llojit të gjedhit dhe kalimit të afatit kohor për tu fituar imuniteti i plotë tek kafshët ndaj sëmundjes.
AUV do të lejoj funksionimi e tregjeve dhe lejimin e lëvizjes se kafshëve.” njofton AUV
Kjo agjensi thotë se pas vaksinimit ka rënë numri i rasteve të ngordhjes së kafshëve
“Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies se Kafshëve e AUV-së ka rekomanduar që mund të lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve. Kryeshefi Ekzekutiv i AUV-së bazuar në këtë rekomandim, ka nxjerr vendim për shfuqizimin e pikave të vendimit paraprak, me të cilin, lejohet hapja dhe funksionimi i tregjeve të kafshëve në gjithë territorin e Republikës se Kosovës.” thuhet në komunikatë.