Avionët që kishin planifikuar uljen në Bruksel do të përdorin aeroportet në Holandë

1 Min Read

Mësohet se avionët të cilët ishin të planifikuar të uleshin në aeroportin “Zaventem”, janë drejtuar për tu ulur në Holandë për shkak të shpërthimeve të ndodhura në kryeqytetin e Belgjikës, në Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni shtetëror i Holandës, NOS, njoftoi se për avionët që janë drejtuar nga Brukseli janë rezervuar pistat e aeroporteve Schiphol në Amsterdam dhe aeroportet Aachen/Maastricht në Maastricht.

Njoftohet se në këtë kuadër në dy aeroportet kanë zbritur rreth 30 avionë.

Ndërkohë janë rritur edhe masat e sigurisë në linjat hekurudhore të cilat shkojnë nga Holanda në Belgjikë, niveli i kërcënimit terrorist në vend nuk është ndërruar.

TAGGED:
Share This Article