OKB: Sulmi në Kunduz mund të jetë krim lufte

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar fuqishëm sulmin ajror në Kunduz të Afganistanit.

Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Raad Al Hussein, tha se “nëse përcaktohet në gjykatë se ishte i qëllimshëm, atëherë një sulm ajror kundër spitalit, mund të jetë krim lufte”.
Mëtutje, ai ka vlerësuar se “kjo ngjarje është plotësisht tragjike, e pafalshme dhe me gjasë kriminale”.
Organizata Mjekët pa Kufij, që e ka udhëhequr këtë spital, tha se ai është shkatërruar pjesërisht pasi është qëlluar nga një sulm ajror gjatë natës prej të premtes në të shtunën.
Artikulli paraprakPushtohet Eurotunel, mbi 100 refugjatë uzurpuan rrugët
Artikulli vijuesVatikani ka shkarkuar nga puna priftin gay