Avioni i FlyDubai rrëzohet në Rusi, 62 të vdekur

Nga aksidenti ajror në Rusi humbën jetën rusë, ukrainas dhe indian

 

MOSKË (AA) – Njoftohet se në fatkeqësinë e sotme ajrore të kompanisë ajrore FlyDubai në Rusi, kanë humbur jetën 44 shtetas rusë, tetë ukrainas, dy indian dhe një uzbek, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti për media i Dubait iu përcolli mesazh ngushëllimi familjeve dhe miqve të viktimave në emër të mbarë Emirateve të Bashkuara Arabe. Në profilin e Twitterit të departamentit qëndron mesazhi se mbarë EBA, federatë prej shtatë emirateve, shpreh ngushëllimet më të thella ndaj familjeve të viktimave, qeverisë dhe popullit rus.

Nga kompania FlyDubai më herët njoftuan se mes 55 pasagjerëve kanë qenë 33 gra, 18 burra dhe katër fëmijë. Në aksidentin ajror kanë humbur jetën edhe shtatë anëtarë të ekuipazhit. Në fatkeqësinë e avionit të kompanisë FlyDubai, i cili të shtunën në mëngjes ndodhi në qytetin jugor rus Rostov, humbën jetën 62 pasagjerë dhe ekuipazhi i avionit.

Artikulli paraprakShteti i Ukrainës ka gaz të mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme
Artikulli vijuesPrinci Charles: Popujt në Ballkan nuk mund të bëhen peng të historisë