Që prej ngjarjes së rëndë në Këln, të tilla incidente me protagonistë refugjatët dhe azilkërkuesit, pushtojnë faqet e para të gazetave gjermane.
Kështu, një 22-vjeçar nga Shqipëria, azilkërkues në Gjermani, është prangosur pasi tentoi të përdhunonte një 58-vjeçare në një park në Siratal.
Gruaja po shëtiste në park, kur shqiptari iu afrua dhe e sulmoi seksualisht.
Pasi u afruan disa kalimtarë, shqiptari ia mbathi.
Sipas policisë gjermane, ai u arrestua 45 minuta më vonë.
I riu e mbante me forcë 58-vjeçaren, teksa e prekte në vendet intime.
Gruaja është plagosur lehtë. Ajo mori trajtim ambulator.