Të paktën 69 njerëz vdiqën kur një traget pasagjerësh që mbante më shumë se 150 persona u përmbys gjatë lundrimit në një lumë në Bangladesh.
Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë të paktën 50 pasagjerë dhe ende janë në kërkim për të mbijetuarit, tha një zyrtar rajonal i policisë.
Më shumë se gjysma e 66 trupave të vdekur ishin gra dhe fëmijë, tha zyrtari.
Trageti po shkonte në perëndim të kryeqytetit, Dhaka, ndërsa shkak i aksidentit raportohet të jetë përplasja me një varkë peshkimi. /mesazhi/