Tregim domethënës për njeriun i cili dëshiroi ta ndryshoj botën

“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoj botën…

Zbulova se nuk mund ta ndryshoj botën, andaj u mundova ta ndryshoj shtetin në të cilin jetoj.

Kur zbulova se nuk mund ta ndryshoj shtetin, fillova të fokusohem në qytetin tim. Nuk munda as qytetin tim ndryshoj dhe atëherë u mundova ta ndryshoj familjen.

Tash si njeri i moshuar, e kam kuptuar se gjëja e vetme që mund të ndryshoj është vetja ime. Nëse ndryshoj veten do të ndikoj tek familja. Familja ime dhe unë mund të ndikojmë në qytetin tonë. Ndikimi i qytetit mund ta ndryshoj shtetin, ndërsa unë atëherë mund ta ndryshoj botën.”

Autor: Një murg i panjohur

Përshtati: Islampress

Artikulli paraprakTregim indian: Asnjëherë nuk jemi vetëm!
Artikulli vijuesBabush, më kap për dore!