FETAR RADIKAL DHE NACIONALIST EKSTREM, PSE JO

Titull që nxit gjaknxehtësinë shqiptare për të kundërshtuar.

Mos u ngut si e ke zakon, së paku një herë lexo deri në fund.
Dy kërkesa të rënda për ty: “Mos u ngut.”, “Lexo deri në fund.”
Durimin dhe leximin e ke mërzi, prandaj je aty ku je, askund.
Megjithatë duro dhe lexo fjalët e poshtëshënuara.

– Fjala latine “radix”, në gjuhën shqipe “rrënjë”, pra “radikal” është “rrënjësor”.
“Fetar radikal” kuptohet si: “Fetar rrënjësor.”

– Fjala latine “natio”, në shqip “të jesh i lindur”.
“Nacionalist” nënkuptohet si: “Dashuri për zanafillën e njëjtë.”

– Fjala angleze “extreme”, në shqip “i tejskajshëm”.
“Nacionalist ekstrem” merr kuptimin:
“Tejskajshëm i përkushtuar për zanafillën e njëjtë.”

Si rezultat fituam titullin e ri: “Fetar rrënjësor, tejskajshëm i përkushtuar për zanafillën e njëjtë.”

Më qartë: “Besimtar i devotshëm dhe patriot i vërtetë.”

I tillë isha, i njëjti jam, për të ruajtur veten dhe të afërmit nga zjarri i xhehenemit dhe armiku, pa e dëmtuar tjetrin.
E cili nga ju s’dëshiron të jetë i tillë?!

– Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre. Kur’an 33:23.

 

Shkruan : Samidin Xhezairi (Komandant Hoxha, Prizren)

Artikulli paraprakMEDIA – fushat anti-Islame
Artikulli vijuesBajgora: Po zhvillohet kampanjë denigruese ndaj BIK-ut