Bajrami: Qysh Ministria e Inovacionit buxhetin 10 milionë e KIESA 3 milionë?

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, është shprehur e befasuar me buxhetin që i është ndarë Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Ministria më e re ka një buxhet prej 10 milionë eurove, por Bajrami thotë se krahasuar me punën që ka kjo shifër është shumë e lartë.

Ajo e ka krahasuar me buxhetin e KIESA-së, agjencisë që merret me investime, e cila ka buxhet vetëm 3 milionë euro, por që sipas Bajramit fushëveprimi i saj ka të bëj me 150 mijë ndërmarrje në Kosovë.

“Është e papranueshme që Ministra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që merret vetëm me “Start Up” e të ketë buxhetin mbi 10 milionë, ndërsa KIESA- 3 milion euro, kur kemi 154 mijë ndërmarrje, ku 103 mijë prej tyre janë tatimpagues, sepse duhet t’i përkrahim ndërmarrjet që janë ne treg, krahas atyre “Start Up”, citohet të ketë thënë Bajrami, tash deputete e Kuvendit të Kosovës.

Artikulli paraprakMbi 100 mijë kosovarë e lëshuan Kosovën ilegalisht tri vitet e fundit
Artikulli vijuesE pranon ministri Hasani: E kontrollojmë vetëm 5 për qind të naftës