Mbi 100 mijë kosovarë e lëshuan Kosovën ilegalisht tri vitet e fundit

Mbi 110 mijë kosovarë e kanë lëshuar ilegalisht Kosovën në tri vitet e fundit, përkatësisht në periudhën janar 2014 dhe qershor 2017.

Ndërkaq 2 mijë deri në 3 mijë euro ka qenë çmimi i ofruar trafikantëve për vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Këto të dhëna, ku si burim citohet Policia e Kosovës, i ka bërë publike njohësi i ekonomisë Agron Demi në rrjetin e tij social Facebook.

Për këtë periudhë kosovarët e kanë paguar 222 deri 334 milionë euro trafikantët për kalim ilegal të kufijve.

“1/3 e kësaj shume ka mbetur për trafikantët në Kosovë, pjesa tjetër është shpenzuar në vendet tjera”, ka thënë Demi. /Gazeta Fjala/

Artikulli paraprakFarat e Pishës, biznesi i artë shqiptar i së ardhmes
Artikulli vijuesBajrami: Qysh Ministria e Inovacionit buxhetin 10 milionë e KIESA 3 milionë?