Fitër Bajrami vie në fund të Ramazanit dhe shënon një fillim të ri për Myslimanët, një arsye për të festuar pas asaj ngritje shpirtërore, disiplinës dhe renovimit shpirtëror që komuniteti mysliman e ka bërë gjatë muajit të agjërimit.
Ky Ramazan ka qenë sfidues për myslimanët britanikë, jo fizikisht por menatlisht dhe shpirtërisht gjatë për shkak të referendumit për ndarje nga Bashkimi Evropian. Sa vazhdonte Brexit, toni, retorika dhe matrialet e kampanjës të disa anëtarëve të kampanjës për Dalje nga BE vazhduan të godasin myslimanët dhe pakicat etnike.
Lëvizja më e djathtë përdori një fushatë përçarëse dhe toksike duke u fokusuar në “pushtimin mysliman” të Britanisë.
E vërteta aspak nuk është kështu. Myslimanët nuk duan të “pushtojnë” Britaninë; duke mos harruar se qindra e mijëra luftuan për Perandorinë Britanike gjatë Luftërave Botërore dhe pastaj erdhën përsëri për të ndërtuar Britaninë e pas luftës. Tre milion Mysliman kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për ekonominë Britanike me konsumator Mysliman në MB duke shpenzuar për afërsisht 20,5 miliard Funte në vit dhe vetëm 100 milion funte të harxhuara vetëm për muajin Ramazan. Duke mos dashur të harrojmë, Myslimanët janë raportuar të jenë top dhënësit për bamirësi në Britani!
Këtë vit, ka pasur shumë ngjarje të rëndësishme gjatë Ramazanit. Iftare të shumta të komuniteteve janë organizuar, kudo në vend, duke lidhur kështu kultura të ndryshme dhe prejardhje të ndryshme, duke u dhënë njerëzve të bëjnë miqësi të reja dhe përvojë për tu ndjerë komunitet dhe bujari. Në Lambeth Palace, Kryepeshkopi i Canterbury kishte organizuar një iftar, e që kishte mbledhur bashkë njerëz të besimeve të ndryshme, duke përfshirë Kryrabiun dhe kryetarin e Londrës.
Derisa ne festojmë Bajramin në Britani me shpresë për të mundur ndarjet tona, ne kujtojmë miliona Mysliman të zhvendosur, ose që janë pa ushqim, pije ose pa strehim për shkak të konflikteve të botës, dhunës ose shkatërrimeve natyrore. Myslimanët, si viteve të kaluara, kanë qenë në mënyre ekstreme bujar këtë vit. Ata kanë mbledhur donacione për bamirësi që do tu ndihmojnë të pastrehëve, do tu ofrojë ushqim atyre që janë ne nevojë, kanë ngritur fonde për refugjatët Sirian, dhe kanë ndërtuar puse në pjesë të Afrikës dhe Azisë, ku mundësia për të qasje në ujë të pijshëm është e limituar.
Po ashtu ne kujtojmë qindra Mysliman të cilët janë masakruar brutalisht në këtë javët e fundit, anë e kënd botës për shkak të terrorizmit – duke përfshirë Irakun, Bangladeshin, Turqinë dhe Pakistanin. Këto sulme cak kishin myslimanët në muajin e Ramazanit, i cili është muaji i mëshirës – kjo për të treguar se terrorizmi nuk ka respekt për asnjë fe e as për njerëzimin. 200 viktimat e sulmit në Bagdad ku u përfshinë fëmijët të cilët ishin duke blerë gjëra me familjet e tyre në qendra tregtare si përgatitje për Bajram. Lutjet tona dhe mendja jonë janë me viktimat dhe familjet e tyre!
Ne qëndrojmë në solidarizim me 1.8 miliard Mysliman që do të jenë duke u lutur gjatë Fitër Bajramit për paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet për të gjithë njerëzimin, në Britaninë e Madhe dhe në të gjithë botën./Indepedent/KohaIslame