Serbët bllokojnë EULEX-in dhe Policinë e Kosovës në veri

Serbët e veriut të Kosovës kanë ndaluar sot herët në mëngjes në Rudare automjetet e EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës që ishin nisur drejt vendkalimit kufitar në Jarinje, njoftojnë mediet beogradase.

Sipas tyre, pas një ndalese të shkurtër kolona e automjeteve është kthyer në pjesën jugore të Mitrovicës.
Serbët nga kjo pjesë problematike e Kosovës po kujdestarojnë në këtë rrugë magjistrale që dërgon në Jarinje, sepse po kundërshtojnë vendosjen e kufirit me Serbinë.
Ata po kundërshtojnë të paguajnë doganën në shtetin e Kosovës të cilin nuk e njohin./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakIzrael – Netanjahu njofton formimin e qeverisë
Artikulli vijuesVetëvritet njëri nga përdhunuesit e studentes indiane