Siri, çlirimtarët avansojnë në Damask

Ushtarët çlirimtarë sirianë kanë marrë nën kontroll hyrjen në perëndim të Damaskut, ku luftimet intensive kanë mbyllur aeroportin ndërkombëtare.

Korrespondenti i Al Jazeera-së brenda kryeqytetit sirian ka raportuar për luftime të ashpra në disa pjesë të kryeqytetit.
Forcat qeveritare bombarduan pjesë të Damaskut gjatë natës, pasi luftimet shpërthyen edhe në qytetin verior të Aleppos.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se qeveria ka vazhduar granatimet edhe në kampin palestinez të refugjatëve Yarmouk së bashku me lagjet Jubar, Barzeh dhe Qaboon.
Observatori tha se luftime të ashpra ka pasur edhe në qytetin verior të Aleppos, ku të paktën 12 luftëtarë çlirimtarë janë raportuar të vrarë mes përleshjeve me trupat e regjimit, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëria strehon opozitën e Iranit
Artikulli vijuesMyftiu merr pjesë në manifestimin Medina Kryeqytet i Kulturës Botërore Islame për vitin 2013