Balena në mes të rrugës

Qytetarët e Cape Town në Afrikën e Jugut mbetën pa frymë kur panë në mes të rrugës një…balenë.

Balena e ngordhur po zhvendosej nga autoritetet afrikano-jugore për në një zonë të pabanuar nëpërmjet transportit me një kampion të përshtatur për zhvendosjen e peshave të mëdha.

Dallgët e oqeanit nxorrën trupin e pajetë të balenës në plazhin e “Bricjapit” në qytetin e Cape Town. Kalimtarët e rastit dhe dëshmitarët e parë të ndodhisë së rrallë njoftuan menjëherë autoritetet.

Këto të fundit, pasi verifikuan se balena ishte e pajetë nisën operacionin për zhvendosjen e saj që të shmangej ndotja e plazhit nga dekompozimi i trupi.

Specialistët thanë se në trupin e balenës u panë plagë të mëdha, ndoshta të shkaktuara nga ndonjë sulm i mundshëm i ndonjë “familje” peshkaqenësh të bardhë. Megjithatë ata nuk mundën të përcaktojnë nëse ngordhja e balenës ishte shkaktuar nga këto plagë apo nga tjetër dukuri./tch/kohaislame

Artikulli paraprakTë paktën 107 të vdekur nga trazirat në Siri
Artikulli vijuesDacic sërish provokon: Nuk jep Hashim? Jep, jep…